Edi Rama ka arritur që për përbërjen e Qeverisë së re të mos ketë asnjë debat, asnjë vendimmarrje në forume partiake, asnjë këshillim apo qoftë edhe diskutim, sado formal.
Ai gjithçka e vendos vetë, madje i pëlqen të surprizojë, kur njofton befas se cilin zgjedh të ketë në Qeveri apo kush duhet të largohet nga posti.
Këtë skemë e kemi parë shpesh të përsëritet sa herë i duhet që të ‘rifreskojë’ apo paraqesë përbërje qeverish.
Dhe tani, në emër të mandatit të 4-rt si Kryeministër, ‘Rama formalisht i duhet të rendisë disa emra që do të përbëjnë qeverinë e re, për të vijuar me procedurat e miratimit në Kuvend dhe dekretimit.
Thuhet se Rama i ka gati emrat në një fletë të verdhë, ndërsa thjesht po mendon mënyrën se si do t’i hedhë në treg, nga ku njerëzit do të mësojnë se cilët do të jenë ata që do të përbëjnë skuadrën.
Mandati i katërt qeverisës pa ndërprerje është një gjë e rrallë, jo vetëm në politikën shqiptare, por edhe në Europë.
Partia Socialiste është kthyer një makineri elektorale që punon për të fituar dhe më pas pret darovitjen e shefit të Surrelit.