Unioni i Gjyqtarëve reagon për sulmet e Ramës: KLGJ të mbajë qëndrim

spot_img
Advertisements

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj disa gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Tiranës, të cilët i ka akuzuar se kanë marrë vendime kundër “interesit publik”.

Në një deklaratë publike, UGJSH shprehet se gjuhë të tilla denigruese dhe presioni i hapur mbi gjyqtarët minojnë pavarësinë e drejtësisë dhe cënojnë parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve.

“Deklaratat që anatemojnë personalisht gjyqtarët për vendimet e tyre nuk kanë lidhje me shtetin e së drejtës dhe qeverisjen demokratike. Çdo palë e pakënaqur ka të drejtën e ankimit në një gjykatë më të lartë, jo të bëjë gjyq publik përmes medias”, thuhet në reagimin e Unionit

Latest articles

Related articles