Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë dhe kompaninë “Air Albania” për mungesë transparence dhe fshehje të bilanceve financiare, duke ngritur dyshime për një krizë të thellë.
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaroi nga selia blu se kompania ajrore nuk ka publikuar pasqyrat financiare pas vitit të parë të operimit, duke i lënë qytetarët pa informacion mbi situatën reale të saj.
“Më 20 qershor, ‘Air Albania’ e shpallur nga kryeministri Edi Rama si ‘krenaria kombëtare’, njoftoi nisjen e fluturimeve direkte mes Tiranës dhe Lubjanës. Por vetëm dy muaj më pas, më 20 gusht, mediat sllovene informuan se kjo linjë u anulua për shkak të vështirësive financiare. Dhe kjo nuk është aspak çudi, pasi kompania nuk ka dorëzuar asnjë bilanc financiar pas vitit 2018,” u shpreh Vangjeli.
Sipas saj, mungojnë gjithashtu të dhëna mbi detyrime të papaguara dhe procedura gjyqësore ndaj kompanisë, gjë që ngre pikëpyetje mbi gjendjen e saj.
Nga ana tjetër, Sinan Idrizi, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, thuhet se kanë shtrënguar duart për hapjen e Akademisë së Real Madrid tek Flamurtari.
Projekti 20 milionë euro do të sjellë metodologjinë, trajningun, trajnerët e Valdebebas dhe filozofinë spanjolle për të krijuar një shkollë futbolli “galaktikos”, e financuar plotësisht nga presidenti i Flamurtarit.
Në këtë vend ku gallata përzihet me grabitjen, falimentimi është shakaja më e padobishme.