Policia e Sarandës ka marrë nën hetim dy shtetase, të cilat janë përfshirë në një përleshje fizike me njëra-tjetrën.Sipas njoftimit të policisë, shtetaset E. M., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, dhe B. H., 35 vjeçe, banuese në Sarandë, ditën e djeshme janë konfliktuar për motive të dobëta, duke goditur me grushte njëra-tjetrën.“U referuan materialet për E. M., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, dhe B. H., 35 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi më datë 22 gusht, në lagjen nr. 4, për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte njëra-tjetrën”, bëri me dije policia vendore.Pas hetimeve paraprake dhe marrjes në pyetje të dy grave, dosja i kaloi për hetime të mëtejshme prokurorisë vendore.