“Tokë e xanun” apo “tokë e zaptuar” – Rama racist me veriorët e gegët

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama vijon sulmin ndaj përfaqësuesve të drejtësisë, duke i etiketuar si pengesë për vijimin e aksionit të qeverisë për çlirimin e hapësirave publike. Këtë sulm e bën edhe me konotacione raciste ‘tokë e xanu’ sikur vetëm veriorët zaptojnë toka dhe hapësira. Këto janë reminishenca të kohërave kur thuhet Çeçenë e shpellarë.

Me anë të një fotoje të një biznesi të publikuar në rrjetet e tij sociale, shefi i qeverisë ka etiketuar me emër dhe mbiemër një gjyqtar që i ka dalë kundër vendimit për prishjen e këtij objekti në Tiranë.

“Çfarë duhet të ketë ngrënë gjyqtari Klarent Demiri kur ka marrë vendimin për të penguar ekzekutimin e vendimit të çlirimit të kësaj ‘toke të xanum? Dhe nuk ka marrë një, po dy vendime të tilla, duke u shquar si i vetmi gjyqtar deri tani që i ka rënë ndesh haptazi interesit publik, interesit të komuniteteve për çlirimin e hapësirave të tyre publike dhe zbatimit të programit të qeverisë në dobi të qyteteve dhe në funksion të Shqipërisë 2030 në BE”, tha Rama.

Në këtë mandat të katërt, Rama u shpreh se nuk do të ketë më një mazhorancë qeverisëse që do të respektojë çdo vendim gjykate, një postulat që është “bërtitur” fort të paktën gjatë mandatit të tretë. Këtë ai e bëri të qartë kur tha se nuk do të heshtë më për vendimet e drejtësisë, sidomos kur ato bien ndesh me pushtetin ekzekutiv.

“Ne nuk do ta tolerojmë më as në heshtje, as duarlidhur, asnjë përfaqësues të pushtetit të pavarur gjyqësor, që pavarësinë e tij do ta keqpërdorë për të cënuar pavarësinë e pushtetit ekzekutiv, duke penguar përmes shpërdorimit arbitrar të detyrës së vet, zbatimin e programeve, projekteve apo vendimeve në interes të publikut”, tha Rama.

spot_img

Latest articles

Related articles