‘Loja’ e SPAK me deputetët e rinj

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Posaçme bëri dje një deklaratë disi të habitshme. Në një reagim për një televizion, Prokuroria e Posaçme deklaroi se nuk ka regjistruar procedim penal për asnjë nga 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

“Emrat e përfshirë në listat e dërguara nuk rezultojnë të jenë regjistruar deri tani si persona në hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thotë SPAK.

Por përgjigjja e saj ka ngjallur habi, pasi në realitet janë disa emra që po hetohen. Argumentet duket se janë dy: E para që kjo mund të jetë strategji. SPAK asnjëherë nuk regjistron procedim me emra për zyrtarët e lartë. Ajo vijon hetimet për sa kohë i duhet dhe në fund bën regjistrimin, për të mos thënë para se të kërkojë masë sigurie. Arsyeja është se nëse bëhet regjistrim me emra konkretë, ligji vendos afate kohore për hetimet.

E dyta është se SPAK ndoshta është dorëzuar përballë politikës. Që pas arrestimit të Veliajt, nuk ka pasur më asnjë emër të rëndësishëm të arrestuar. Madje flitet se fitorja e thellë e PS në 11 maj ka demotivuar prokurorët.

Dyshimet janë se SPAK mund ta ketë strategji, kjo pasi janë disa emra që po hetohen dhe sipas burimeve, hetimet janë në fazën e veprimeve paraprake, pra nuk ka regjistrim procedimi penal. Madje disa janë në gjykim si Sali Berisha, Fatmir Mediu. Nga PS kemi disa deputetë që janë nën objektivin e SPAK.

Kemi Olta Xhaçkën, ku hetimet për aferat me pronat e ushtrisë vijojnë, sidomos për atë të Sarandës. Vetë SPAK nuk ka regjistruar procedim në emër të ish-ministres, por emri i saj është aty.

Kemi Belinda Ballukun për çështjen Anta – check up – 300 mijë euro.

Emër tjetër është Ceno Klosi i PS, i cili duket se po hetohet për kohën kur ishte drejtor Tatimesh.

Arbjan Mazniku, një nga arkitektët e projekteve urbanistike të Tiranës, duket se është nën hetim për prokurime të dyshimta.

Ish kryebashkiakët Termet Peçi dhe Agron Malaj janë subjekte interesi për hetimet e SPAK.

Latest articles

Related articles