Igli Tare Zgjedh yllin e klubit të Bundesligës për sulmin e Milanit, por ka një as në mëngë

spot_img
Advertisements

Milan ka rritur ritmin në merkato dhe synimi kryesor mbetet Viktor Bonifejs, sulmuesi i Bajer Leverkusen. Sulmuesi nigerian, 24-vjeçar, shihet nga drejtuesit kuqezi si profili ideal për repartin ofensiv.

Ai madje ka kaluar përpara Rasmus Hojlund dhe Dushan Vlahoviç në listën e objektivave. Tani asi nën mëngë është Harder i Sporting Lisbonës.

Fillimisht Bonifejs u përfol si alternativë, por tashmë është kthyer në prioritet absolut. Drejtori sportiv Igli Tare ka ringjallur kontaktet me klubin gjerman për të gjetur një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët. Vlera e kartonit të tij llogaritet rreth 40 milionë euro, ndjeshëm më pak se një vit më parë kur kushtonte mbi 60 milionë.

Çmimi është ulur për shkak të disa problemeve fizike dhe luhatjeve në formë, por kjo nuk e ka penguar Milanin të paraqesë një ofertë konkrete. Sipas mediave gjermane, klubi italian ka propozuar formulën e huazimit me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro. Ky opsion po merret seriozisht në konsideratë nga Leverkusen. Vetë lojtari raportohet se ka dhënë pëlqimin për transferim në Milano, duke pritur vetëm miratimin mes dy klubeve. Ai e sheh projektin e Milanit si hapin e duhur për karrierën e tij dhe dëshiron të provojë veten në Serie A. Statistikat e Bonifejs flasin vetë: 61 ndeshje, 32 gola dhe 12 asistime me fanellën e Leverkusen

spot_img

Latest articles

Related articles