Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka shijet e shefit të saj, kryeministrit Edi Rama, kur vjen puna për makinat dhe tapetin e kuq.
Tani fillon legjislatura e re, kështu që duhen hequr makinat e vjetra. Kjo u realizua me kontratën me objekt “BLERJE AUTOVETURA” me fondin limit : 13.033.335 lekë pa TVSH, që është firmosur më 7 korrik 2025, por u bë i njohur nga Agjencia e Prokurimit Publik më 11 gusht 2025.
Konkretisht operatori ekonomik “Mektrin Motors” sh.p.k bëri ofertën 11.250.000 lekë pa tvsh, por nuk u mor parasysh, sepse e skualifikoi komisioni.
Po ashtu, u skualifikua edhe “Porsche Albania” sh.p.k., që ofroi t’i sillte veturat me çmim total më të ulët se sa fituesi, 11.800.000 lekë pa tvsh.
Në fund mbeti vetëm “Albania Motor Company” sh.p.k, pronë e vëllezërve Dulaku, të cilët u shpallën fitues, edhe pse kishin ofertën 12.900.000 lekë pa TVSH. Pra, fituesi kishte ofertën 10 milionë lekë më të shtrenjtë se sa të tjerët.




