Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Sipas policisë, i arrestuari gjithashtu ka tentuar ta djegë atë dhe banesën e tyre. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi A. Ll., 42 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



