Mbrojtësi i Kombëtares prezantohet në ekipin e njohur spanjoll

spot_img
Advertisements

Marash Kumbulla është zyrtarisht një lojtar i Mallorca-s në Spanjë.

Klubi iberik, ka prezantuar këtë të hënë të 18 gushtit mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Kumbulla ka kaluar te Mallorca në huazim nga Roma për një sezon, me mundësi blerjeje në fund, për një shifër prej 8 milionë eurosh.

25-vjeçari rikthehet në La Liga, aty ku në sezonin e kaluar arriti të shkëlqejë si i huazuar tek ekipi i Espanyol.

Në karrierën e tij, Kumbulla ka luajtur me ekipe si Hellas Verona, Roma, Espanyol dhe tani do të provojë aventurën te Mallorca, ku shpreson të lërë shenjë.

Latest articles

Related articles