Av. Ngjela: Çamëria do jetë së shpejti një shtet shqiptar i pavarur në Evropë

spot_img
Advertisements

Cilat janë sot marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë.

I.
Një heshtje e plotë po vihet re. Jo sikur janë dy shtete shqiptare që mezi kanë rezistuar kundër hordhive sllave dhe greke që kanë dashur të zhdukin shqiptarët, por sikur janë të huaj me njëri-tjetrin.
Dhe kjo ende nuk po kuptohet nga po vjen: nga Tirana apo nga Prishtina?
Të dy qeveritë shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë duhet të jenë shumë aktive, sepse gjithmonë shqiptarët do jenë ende të kërcënuar nga Greqia dhe Serbia.
Por ky kërcënim është i kotë, sepse Shqipërisë dhe Kosovës askush nuk mund ti bëjë dot gjë, sepse të dy shtetet shqiptare janë në aleancë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës; kurse vetë Shqipëria është anëtare e NATO- s.
Prandaj jemi të sigurt se nuk i bëjnë dot gjë këta as Shqipërisë dhe as Kosovës, por gjithsesi kujdesi duhet të jetë në të dy shtetet shqiptare; sepse shteti i dytë shqiptar i ka shqetësuar shumë edhe Serbinë edhe Greqinë.

Pikërisht kjo ka qenë frika e Beogradit për Kosovën; e cils me trimat e saj të UÇK -së arriti pavarësinë e shtetit të dytë shqiptar në Evropë.
Por gjithmonë duhet të kujtohemi se këta dy shtete, Serbia dhe Greqia na kishin marrë Kosovën: me një sipërfaqe prej 10.887 km.
Edhe…
Çamërinë me një sipërfaqe prej 10. 000 km2.2
Ndërsa Kosova tani është një shtet i pavarur shqiptar në Evropë.
Po Çamëria?
Edhe Çamëria në atë udhë është, sepse kjo është vërtetuar tani që është koha e shqiptarisë.
Por duhet të kujtohemi se armiqësia e Serbisë dhe Greqisë ka qenë pikërisht Kosova për Serbinë dhe Çamëria për Greqinë.

Dhe pranda,j në funksion të këtij pushtimi, edhe Serbia edhe Greqia kërkuan shfarosjen e shqiptarëve qëkurse këta dy shtetet fituan pavarësinë nga Perandoria Osmane.
Në vitin 1912 Greqia iu mori shqiptarëve Çamërinë; kurse Serbia u mori shqiptarëve Kosovën.

Por Kosova tani është një shtet i pavarur shqiptar me një popullsi prej 2 milionë banorësh.
Po Çamëria?
Çamëria është ende nën pushtimin e Greqisë; por shpejt edhe Çamëria do jetë një shtet shqiptar i pavarur në Evropë, sikurse është edhe Kosova.
Prandaj sot ne shqiptarët jemi një popull me dy shtete të pavarur dhe historia jonë për rivendosjen e shtetit shqiptar të Çamërisë është në udhën e saj të drejtë.

II.
Por na duhet të theksojmë se historia jonë po dukej sikur po shkonte drejt shfarosjes së shqiptarëve, në vitin 1919 në Konferencën e Parisit; kur presidenti i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Woodrow Wilson vendosi veton në këtë konferencë dhe shpëtoi Shqipërinë.
Por Shqipëria nuk ishte e sigurt.
Por Envet Hoxha e futi Shqipërinë në Traktatin e Varshavës me botën komuniste, dhe as Greqia e as Serbia nuk mund t’i bën dot gjë deri në vitin 1990.

Por koha eci dhe komunizmi ra në fillim të viteve 90′ dhe Greqia e Serbia filluani sërish synimet kundër Shqipërisë.
Sepse…
Në Tiranë në vitin 1992 erdhën në fuqi sërish agjentura e Brogradit; por Shqipëria tani kishte hyrë në mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dhe politika në Uashinton që e kishte të qartë planin e Serbisë u tregua aktive dhe e shpëtoi Shqipërinë, kurse kryeministrja e Turqisë Tunsun Çilker i dha ultimatum Athinës. Sepse politika e Turqisë e kishte të qartë planin e Greqisë që kishte sjellë trupat e saj në kufirin greko shqiptar; dhe prandaj i dha ultimatum Athinës me shprehjen:
Nëse Greqia do të sulmoi në territorin e Shqipërisë; Turqia do t’i shpallë luftë Greqisë.

Dhe Shqipëria fitoi sërish duke shmangur një fatkeqësi të re që po i vinte nga Athina agresive me banditizmin e saj për Vorio-Epirin
Dhe asgjë.
Forcat greke ikën me bisht ndën shalë kurse në Tiranë filloi një politikë e re.
Shqipëria sërish ama fitoi me anë të forcës se Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe menjëherë, në vitin 2008 Shqipëria u bë anëtare e NATO-s

Marrja e ftesës së anëtarësimit në NATO (në Samitin e Bukureshtit 2 prill 2008) dhe anëtarësimi me të drejta të plota në NATO në Samitin e Strasburg&Kehl, 2 prill 2009, finalizoi ato përpjekje dhe atë aspiratë mbarëshqiptare për anëtarësim të Shqipërisë në NATO.
Shqipëria sot është anëtare me të drejta të plota në NATO.
Dhe sot publiku shqiptar mbetet në treguesit më të lartë të mbështetjes së anëtarësimit të vendit në NATO, por dhe të pjesëmarrjes në misione të drejtura nga NATO jashtë rajonit.
Sondazhet zyrtare nxjerrin një mbështetje rreth 89% të shqiptarëve për NATO – n.

Latest articles

Related articles