3 vite punë e detyruar, bien me 40% kërkesat për Mjekësi! Ja sa kandidatë janë

spot_img
Advertisements

Ligji që detyron studentët të punojnë për 3 vite në Shqipëri ka ulur me mbi 40% numrin e maturantëve që kanë zgjedhur të konkurrojnë për Mjekësinë e Përgjithshme.

Ky është viti i parë që zbatohet ky ligj, i cili u miratua pas shumë debatesh në shtator të vitit të kaluar. Ai detyron çdo maturant që aplikon për Mjekësi të nënshkruajë një kontratë me shtetin, ku angazhohet të qëndrojë e të punojë në Shqipëri për të paktën tre vite pas përfundimit të studimeve.

Por qëndrimi i detyruar me ligj në vend, duke se ka bërë që shumë maturantë të heqin dorë nga kjo degë. Në universitetet publike, nga 2035 aplikantë që ishin në vitin 2024, këtë vit janë vetëm 1202. Pjesa tjetër që kanë zgjedhur Mjekësinë, kanë aplikuar në universitetet private, ku edhe pse do të kenë një faturë më të shtrenjtë, të paktën nuk do të kenë kufizimin për t’u larguar jashtë pas studimeve.

Në kuadër të procesit konkurrues të pranimit si studentë të mjekësisë së përgjithshme, kandidatët zhvilluan testin elektronik në ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Ai përbën 30% të totalit të pikëve, ndërsa 70% llogariten nga rezultatet e shkollës së mesme. Universiteti i mjekësisë ka 436 kuota të lira. Për të marrë pjesë në këtë test, çdo aplikant ka paguar tarifë 5000 lekë, ndërsa testimi do të zhvillohet në grupe të ndara deri më 22 gusht.

Latest articles

Related articles