Sali Berisha mbërrin në SPAK, sikurse e urdhëron Gjykata, e cila ka caktuar ndaj tij masën e detyrimit për paraqitje. Ish-kryeministri është i pandehur për korrupsion, lidhur me privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani.
Gjatë momentit të mbërritjes bien në sy dhe mbështetësit e Berishës që e presin përpara se të hyjë në ambientet e prokurorisë, mes tyre Klevis Balliu dhe Sali Lushaj.



