Shitja e apartamenteve në Tiranë bie me 20 %, çmimet stratosferë

spot_img
Advertisements

Numri i transaksioneve të shitblerjeve të pasurive të paluajtshme pësoi rënie vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK). Rënia në shitje të apartamenteve me 20% vijoi edhe në 6 mujorin e parë të 2025, ku pati 12.5% më pak kontrata të shitjes në 2024.

Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme (NAREA) vlerëson se një pjesë e madhe e transaksioneve në Tiranë kryhen nëpërmjet kontratave të porosisë.

Ministria e Financave ka publikuar çmimet e reja të references, ku qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pronat e tyre, duke i përafruar me çmimet reale të tregut.

Rivlerësimi pritet të nisë nga 1 janari deri më 30 shtator 2026. Është kjo data e propozuar nga Ministria e Financave dhe e hedhur për konsultim publik. Rivlerësimi këtë herë do të jetë me një tatim prej 5%, nga 3% që ishte në fushatën e fundit të realizuar në vitin 2022. Nisma synon të rrisë transparencën në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, pa rritur normat tatimore ekzistuese.

Tregu imobiliar në Shqipëri sot është i shtrembëruar. Në mungesë të ndërhyrjes së shtetit për të garantuar transparencë, kontroll dhe rregulla të barabarta, qytetarët janë më të pambrojturit.

Latest articles

Related articles