Biznesmeni i klubeve të natës bën bashkë Berishën dhe Haradinajn

spot_img
Advertisements

Janë sfera të ndryshme në të cilat Gani Dreshaj është përfolur viteve të fundit. Nisin me striptiz e përfundojnë në politikë.

Së fundmi, ai festoi 60 vjetorin në Istog bashkë me miq e të ftuar special, ku ishte Sali Berisha dhe Ramush Haradinaj, këtij të fundit i ka paguar edhe 70 mijë € shpenzime të avokatit të liderit të AAK në gjykatën e Colmarit. Për këto punë Haradinaj e ka afruar në partinë AAK dhe më pas është bërë deputet i Istogut. Dreshaj thuhet se ka një pasuri prej 85 milionë euro.

Por operacionet financiare të Dreshajt lidhen edhe me Sali Berishën, posaçërisht edhe në pagesat e shpenzimeve të udhëtimit të gazetarit të BILD Peter Tiede në Tiranë për të raportuar për protestat e opozitës. Operacionet e tjera të tij janë sensitive.

Por historia e Gani Dreshajt është e lidhur me biznes dhe politikë. Biznesin ai e ka të shtrirë në Kosovë dhe jashtë vendit.

E jashtë vendit është përfolur të jetë edhe një pronar i një klubi të striptizit.

Media të huaja kishin raportuar se ai është pronar i klubit ‘Dollhouse” që gjendet në Gjermani.Lokali i cili me lokacion është në Hamburg të Gjermanisë, Dreshaj ka thënë se vizitohet shpesh edhe nga politikanët e deputetë kosovarë, sa herë që i “qet rruga kah Gjermania”.“Lokal arti” e ka quajtur, Gani Dreshaj, lokalin e familjës së tij në të cilin përfomojnë meshkuj dhe femra gjysmë të zhveshur.

Por para se të kyçej në politikë ai përmes biznesit kishte lidhur punë me politikanë. Ishte përfolur si ortak i nënkryetarit të PDK-së, Xhavit Haliti, në kompaninë “DBBH Kosova Clinic Management”.

Latest articles

Related articles