Pse ende ne shqiptarët nuk po bëjmë dot një bashkim kombëtar?
Sepse nuk jemi të aftë që ta mendojmë këtë jo shpejt, por ngadalë e me sistem.
Po ku qëndron paaftësia jonë?
Është shumë e fortë ende agjentura e Serbisë në Shqipëri dhe, sidomos në rangjet e larta të politikës shtetërore në Kosovë. Por është edhe politika ruse ajo që po bën çdo lëvizje kundër bashkimit të shqiptarisë, dhe deri diku edhe politika franceze.
Po politika amerikane ku është?
Ajo nuk është shprehur; por kuptohet se bashkimin kombëtar të shqiptarisë në Ballkan, politika amerikane e ka në një interes imediat të madh.
I.
Por asgjë nuk bën dot politika ruse, sepse procesi i një bashkimi gjithëshqiptar ka filluar, qëkurse Kosova mori pavarësinë e saj. Dhe sot brenda në Kosovë ka trupa amerikane. Por pengesa duket se është kryeministri aktual Rama i Shqipërisë që është në politikë me krahun e Francës.
Por gjithsesi serbët atje e kanë mendjen – të moslejojnë një marrëveshje aleance ushtarake Shqipëri – Kosovë; por dihet se në këtë çështje serbët janë jashtë kohës dhe hapësirës.
Kjo sepse mendimi i politikës së lartë të Serbisë është ende në shekullin e XIX – të.
Serbët sot, nga mllefi i madh antishqiptar që kanë si histori, janë ende në konceptet e tyre të barabarta me vitin 1912-1913, kur i tmerroi pavarësia e Shqipërisë.
Prandaj serbët nuk mund ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, ngaqë kuptohet se ia kanë shumë frikën federatës shqiptare Albania që mund të krijohet.
Se dihet që kjo federatë shqiptare, si fillim, do të quhet Albania, me dy shtete – Shqipëri dhe Kosovë, por më pas kuptohet se do të vijnë edhe Çamëria me Maqedoninë e Veriut.
Dhe kjo ka qenë arsyeja që këtë pavarësi Serbia e ka luftuar me të gjitha mjetet, madje edhe me pastrime etnike kundër shqiptarëve. Por nuk e arritën dot.
Kurse tani është fakt historik se, për pavarësinë e Kosovës, Amerika e NATO kanë bombarduar Beogradin.
II.
Në fakt me pavarësinë e Kosovës Sebia ka hyrë në një krizë historike nga e cila sjo mund të shkojë deri në shpërbërjen e saj.
Dhe kjo kuptohet se tani i ka hedhur serbët që të përgatiten në një luftë të re në Ballkan; sepse e kanë shpresën te Rusia dhe shpresonin shumë edhe te politika e re Trump në Amerikë, kur ajo i tërhoqi të gjithë trupat nga vendet jashtë Amerikës. Dhe trupat Amerika i tërhoqi edhe nga Kosova.
Por Uashintoni shpejt i ktheu serish trupat e NATO-s amerikane në Kosovë, se u ngrit tensioni në Kongresin Amerikan.
Dhe tamam në këtë kohë Brogradi është bombarduar me vendim të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; dhe të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Dhe Kosova fitoi pavarësinë si shtet i pavarur.
Prandaj tani politika shqiptare në shtetet e saj në Gadishullin Ilirik duhet të jetë shumë aktive.
Kurse Serbia kuptohet që po gjendet në një lëvizje politike ndërkombëtare pa efek pozitiv.
Të gjithë krerët nacionalistë të Serbisë kanë deklaruar:
“Ose ne, ose shqiptarët në Ballkan; sepse nëse ne do t’i lemë që ata të grupohen në disa shtete, do të na dëbojnë nga Gsdushulli i tyre”.
Por ja që tani janë dy shtete shqiptare në Gadishullin Ilirik, dhe procesi po vijon; sepse po kuptohet që historikisht kjo është koha e shqiptarisë.