Komisioneri AntiDiskriminim: E papranueshme cënimi i dinjitetit të gazetarëve

spot_img
Advertisements

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda përmes një komunikimi publik ka reaguar për ngjarjet e fundit kundër gazetarëve dhe punonjësve të medias.

📌Deklaratë për mediat

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është sinjalizuar nga organizatat që mbrojnë të drejtat e gazetarëve për sulme të koordinuara online ndaj personalitetit dhe dinjitetit të gazetarit Isa Myzyraj, president i Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë AGSH, në lidhje me veprimtarinë e tij publike.

Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dënon me ashpërsi aktet që kanë për qëllim intimidimin dhe denigrimin e personalitetit të punonjësit të medias. Rastet e fundit që synojnë pengimin e gazetarëve dhe punonjësve të medias në misionin e tyre është e papranueshme.

Përdorimi i steriotipeve dhe paragjykimeve që mund të cenojnë edhe pakica të tjera shoqërore përbën një shkelje jo vetëm etike, por është edhe e dënueshme me ligj.

Për këtë arsye, Institucioni I Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është duke vlerësuar nisjen e një hetimi kryesisht (ex -officio) për gjuhën që cenojnë dinjitetin e njeriut dhe të pakicave shoqërore.

15/08/ 2025

KMD

Latest articles

Related articles