Vuçiç: Pas 18 muajsh do iki nga politika, nuk jam diktator

spot_img
Advertisements

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi këtë të mërkurë se nuk ka ndërmend të ndryshojë kushtetutën e vendit në asnjë mënyrë për të marrë mundësinë për të kandiduar përsëri për postin e kreut të shtetit.

Sipas Kurir, Vuçiç bëri deklaratën përkatëse në një takim me kancelarin austriak Christian Stocker.

“Do të ketë zgjedhje. Unë vetë jam një veteran politik, nuk mund të kandidoj më për president, nuk më shkon ndërmend të ndryshoj Kushtetutën për të qenë në gjendje të kandidoj përsëri”, tha Vuçiç në Vjenë.

Ai theksoi se nuk është diktatori siç e “pikturojnë” disa media, dhe karriera e tij presidenciale do të përfundojë pas një viti e disa muajsh.

Latest articles

Related articles