Pse të blesh avionë zjarrfikës, kur edhe Greqia, Italia e Spanja digjen?!

spot_img
Advertisements

nga Osman Stafa

Edi Rama na tregoi sot filozofinë e tij të re të qeverisjes:
Pse të blesh avionë zjarrfikës, kur edhe Greqia, Italia e Spanja digjen?!

Me këtë logjikë brilante:

Pse të blesh ambulanca, kur edhe Franca ka të sëmurë?

Pse të kemi mjekë, kur edhe Gjermania ka pacientë?

Pse të mbash ushtri, kur edhe Ukraina ka luftë?

Pse të paguash mësues, kur edhe Japonia ka analfabetë?

Pra, kur të të digjet shtëpia, mos thërrit zjarrfikësin, shiko lajmet që fqinjit i ka marrë flaka më shumë, e gëzohu që ti po digjesh “më pak”.

Shqipëria ka një avantazh të madh ndaj fqinjëve: ne digjemi pa shpenzuar asnjë qindarkë për avionë zjarrfikës. Kursim 100%!
Ndërkohë që Greqia ka 77 avionë dhe sërish lufton me flakët, ne kemi zero dhe luftojmë… me postime në Facebook.

Se sipas Ramës, zjarret shuhen me fjalime dhe me 4.3 milionë euro “Kopsht Eden” tek Kryeministria, jo me ujë nga ajri.
Në fund, kur malet të bëhen hi, mos u shqetësoni: është “e njëjta situatë” që ka edhe Spanja apo Greqia.
Vetëm se Spanja dhe Greqia kanë avionë.

Latest articles

Related articles