Dy foshnje vijnë në jetë përmes fertilizimit “in vitro” në maternitetin “Koço Gliozhen

spot_img
Advertisements

Dy foshnje kanë ardhur në jetë përmes fertilizimit “in vitro” në maternitetin “Koço Gliozheni”, në kryeqytet.

Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë këtë të mërkurë lajmin e mirë për lindjen e dy foshnjave përmes procedurës “in vitro”, duke thënë se Dua dhe Mertoni erdhën në jetë falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit.

“MIRËMËNGJES dhe me dy gëzime të reja nga materniteti ‘Koço Gliozheni’, Dua dhe Mertoni që erdhën në jetë falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit, përmes procedurës in vitro që tashmë ofrohet në sistemin publik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri, i cili ka ndarë edhe nga një foto të bebeve të porsalindura.

Sistemi shëndetësor publik ofron falas shërbimin e fertilizimit in vitro për çiftet me probleme infertiliteti në Qendrën e Teknikave të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar (RMA) pranë maternitetit “Koço Gliozheni”.

Kujtojmë se më 17 dhjetor 2024, aty erdhi në jetë fëmija i parë i konceptuar me këtë teknikë, ndërsa rreth 150 çifte po mbështeten këtë vit për të realizuar ëndrrën e tyre për të sjellë në jetë beben e tyre.

Latest articles

Related articles