Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e vështirë të zjarreve me të cilën po përballet vendi ynë prej disa ditësh.
Në një reagim në Facebook, Kryeministri ka falenderuar zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, të emergjencave, policinë dhe vullnetarët që po rrezikojnë jetën për të shuar flakët.
“Falenderim, respekt, mirënjohje me zemër për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët që po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën tonë”.
Ndërsa për piromanët që ndezin zjarre qëllimisht, Kryeministri paralajmëroi dënimin më të rëndë.
“Ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe rrezikojnë jetë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji”