Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, priti sot një delegacion të Kishës Ortodokse të Rusisë, të kryesuar nga Hirësia e Tij Andoni, Mitropoliti i VoloKolamskut, Kryetar i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme të Kishës së Rusisë.
Në përbërje të delegacionit ishin gjithashtu, Protopresviteri Nikolaj Balashov dhe Protopresviteri Igor Jakimçuk.
Nga ana e Kishës së Shqipërisë ishin të pranishëm, Mitropoliti i Elbasanit Andoni, Mitropoliti i Amantias Nathanaili dhe Episkopi i Krujës Anastasi.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet ndërortodokse, si dhe mbi tema të ndryshme që lidhen me dëshminë e Ortodoksisë në botën e sotme.
U vu theks i veçantë mbi çështjen madhore të paqes në Ukrainë, duke u theksuar gjithashtu nevoja për lutje, dialog dhe përpjekje të vazhdueshme për arritjen e saj