Një episod i pazakontë është regjistruar këtë të diel në Lushnje, ku një automjet me targa të Ministrisë së Brendshme (MB 436 AA) “çau” trafikun mes kolonave të makinave, jo për një emergjencë zyrtare, por për të shkuar drejt plazhit dhe argëtimit.
Sipas një denoncimi nga JOQ, në mjet udhëtonte një çift i ri me kapele plazhi, të cilët ndezën fenelinat dhe kaloi me shpejtësi mes dy kolonave të makinave të bllokuara, duke detyruar shoferët e tjerë të shmangeshin.
