Spiropalit i del emri sërish mes bandave, ja ç’ka bërë këtë herë kryeparlamentarja më e përfolur

spot_img
Advertisements


Mcn Tv mëson se me urdhër të SPAK-ut, oficerët e BKH-së kanë ushtruar sot kontrolle në ambientet e “Klajdi Resort”, i ndodhur në Golem të Kavajës. Kontrollet kryhen në kuadër të operacionit për goditjen e organizatës kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, e drejtuar nga Franc Çopja dhe vëllezërit Ervis dhe Ardian Çela.

Po ashtu MCN Tv mëson se gjatë operacionit hetuesit e BKH-së kanë sekuestruar edhe telefonin celular të pronarit të resortit, Orman Kokoshi, si pjesë e provave materiale.

Vetëm tre muaj më parë gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali do të promovonte hotelin në fjalë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Vizitë në Klajdi Resort & Spa, një investim familjar i Osmanit dhe Klajd Kokoshit që lulëzon me përkushtim, në një zonë ku kërkesa rritet gjithnjë e më shumë”, do të shkruante Spiropali në postim. Ndër të tjera ajo do ta konsideronte biznesin: “Një shembull frymëzues se si puna e ndershme dhe vizioni afatgjatë ndërtojnë më shumë se struktura; ndërtojnë besim, punësim dhe zhvillim për komunitetin”.GJKKO, me kërkesë të SPAK, lëshoi në total 16 urdhër-arreste pas operacionit në qytetet Elbasan, Lushnje, Durrës, Tiranë. Masat e sigurisë janë zbatuar për 10 persona, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim.14 prona janë vendosur në sekuestro, mes të cilave edhe rezorti luksoz “Ajman Park”, ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, në Xhafzotaj të Durrësit.

spot_img

Latest articles

Related articles