Spiropali na doli më patriote se Berisha! Doktori asnjë fjalë për liderët e UÇK, I kujtohet nafta për Millosheviçin

spot_img
Advertisements

nga Indrit Vokshi

I mundi Elisa Spiropali.

Sali Berisha “lider i interesit kombëtar” ska asnjë reagim për protestën sot në Prishtinë dhe padrejtësinë që po iu bëhet Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit. Asnjë reagim kur prokuroria speciale quan UÇK-në “ndërmarrje kriminale” ose kur Trëndafilova thotë “Krimet e UÇK-së..”. Mirëpo ankohet çdo ditë se Erion Veliaj po keqtrajtohet në burg dhe se Ilir Meta po akuzohet pa prova. Edhe deputetët e tij si manikina të butikut të cilët pronari i mban për dekor tek xhami. Ndërkohë Edi Rama propozon rezolutë Shqipëri-Kosovë dhe lobim ndërkombëtar. Edhe Spiropali mban qëndrim zyrtar. Këta tradhëtarët e kombit dhe anti-Kosovës mbajnë qëndrim, lideri patriot, ska qëndrim.

Sot për sot Berisha e tarafi i tij nuk janë as në lartësinë e Elisës e cila nuk e mban veten për nacionaliste. Zoti të turpnon në mënyra të ndryshme.

Latest articles

Related articles