Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) zbuloi një skemë evazioni fiskal në një subjekt në Tiranë.
Përmes një hetimi të thelluar dhe një kontrolli të specializuar nga Hetimi Tatimor, janë gjetur 585 mijë euro të padeklaruara, që ishin mbajtur jashtë sistemit tatimor për më shumë se një vit. Mësohet se bëhet fjalë për një nga restorantet më të frekuentuara te Rruga e Elbasanit. “fOlium Tirana”.
Hetimi u iniciua pas një denoncimi nga një qytetar, që dha informacion të vlefshëm për aktivitetin e dyshuar të subjektit.
“Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se kishte një mospërputhje të madhe mes veprimtarisë reale të biznesit dhe deklaratave të tatimeve dhe taksave që ky subjekt kishte paraqitur në administratën tatimore”, bën të ditur DPT.



