Përmes një interviste në Ora News, analisti Lavdrim Lita tha se politika na ka lënë një peshqesh që janë ndryshimet në kodin e ri penal dhe më pas në fund të gushtit do të rikthehet fuqishëm politika
Lita: Politika na ka lënë një peshqesh që janë ndryshimet në kodin e ri penal dhe më pas në fund të gushtit do të rikthehet fuqishëm politika, opozita dhe qeveria e re në mandatin e katërt. Qeveria ka premtuar reforma qysh nga ilaçet deri tek territori, do të kërkojnë ekspertiza ministrash që vijnë nga bota jo politike, por profesionistë.
Jam shumë i interesuar për ministrinë e Brendshme dhe atë të Transport – Energjitikës, duke qenë se janë dy ministri që kanë peshë specifike në qeverisjen e vendit. Ajo që shihet me Kodin Penal është se qytetarëve u hiqen disa të drejta dhe politikanët mbrohen me ligj.