Polici dhunoi kamarierin në Vlorë, reagon Rama: Të arrestohet!

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “X” lidhur me dhunimin e një kamarieri në Vlorë, prej një efektivi policie.

Rama kërkon që polici jo vetëm të pezullohet, por të përjashtohet pa të drejtë kthimi në radhët e policisë, dhe të përballet me drejtësinë.

Konflikti ndodhi pasi kamarieri raportohet se çoi gabimisht një shishe uji më tepër në tavolinën e policit.

Reagimi i kryeministrit Rama:

Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali.

Ndërkohë në pakon e masave të reja të reformës së kontrollit të territorit, janë përshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt më komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cënojnë komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit.

*Shembull: Çdo punonjës i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim (përveç ndëshkimeve të njëjta për të gjithë) do të ndiqet penalisht dhe do të përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi në një punë në sektorin shtetëror për një numër të konsiderueshëm vitesh

Latest articles

Related articles