Operatorët turistikë në bregdet shprehen kundër ndërhyrjeve që po kryhen nga qeveria në hapësirat publike në mes të sezonit turistik. Sipas tyre, aksionet po dëmtojnë aktivitetin ekonomik, gjë që reflektohet edhe në rënien e turizmit me mbi 25%, krahasuar me pritshmëritë në fillim të vitit.



