SPAK i komunikoi akuzë të re në paraburgim Plarent Dervishajt dhe Erion Alibejt, i njohur si “Krymi i penduar” i drejtësisë për çështje të trafikut të drogës.
Ndërsa në kuadër të aksionit që u ndërmor ditën e sotme, u arrestuan dy vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhaosmani, si dhe Ermir Ndrejaj. Një person i katërt u prangos në Elbasan si pjesë e grupit.
Gjatë aksionit u sekuestruan orë dhe bizhuteri të tjera të shtrenjta, si dhe makina luksoze.