Indrit Vokshi
Kur nisi ajo Foltorja, Sali Berisha iu tha njerëzve se duhet të jemi me shumicën dhe me më të fortin. Pra numrat dhe forca e caktojnë kush ka të drejtë. Shumica dhe i forti ishte ai, pakica dhe i dobëti, Luli. Tani, menduar më gjerë, shumica dhe më i forti është Edi Rama. Dallim midis këtij dhe Ramës, nuk ka, përveç faktit që Rama është shumë më i talentuar. A iu the se duhet shkuar me më të fortin dhe shumicën? Po shkojnë me shumicën e popullit, spo kufizohen te shumica e militantëve. Kur përdhos dhe përdhunon çdo moral, çdo përkatësi, çdo besnikëri duke caktuar forcën dhe shumicën si kriter drejtësie, vijnë edhe pasojat.