Braktiset Nisma #, ikën edhe Loku pas Soko! Zeqiri nuk lëviz

spot_img
Advertisements

Pas Pano Sokos, edhe Rigerta Loku Tushaj ka njoftuar largimin nga “Nisma Thurje”.

Në një postim në rrjete sociale, ajo shpreh indinjatën për përpasjet lidhur me mandatin e vetëm që fitoi koalicioni “Shqipëria Bëhet”.

“Për mua besa dhe fjala e dhënë janë institucione më të vjetra dhe më të shenja se ligji dhe në gjithë këto kohë vetëm janë shkelur e përdhosur. Ka vite e vite, që nga këtu ku jam, rend, jo pas partisë por pas idealeve, sepse nuk dua të bëj politikë me lojra fjalësh por me fjalën që ze vend”, shkruan ajo.

Më tej, ajo shton se për një mandat nuk u dëmtuan vetëm dy partitë e koalicionit, por u minua gjithashtu edhe rruga e forcave të reja politike.

“Vetëm me dy statuse në fb, dy të rinj më pikëlluan e zhgënjyen më tepër se të vjetrit tash 30 vjet.”

Latest articles

Related articles