Mashtruan me shitjen e apartamenteve, 2 të arrestuar në Tiranë, në kërkim noterja!

spot_img
Advertisements

Dy raste mashtrimi me shitjen e apartamenteve janë hetuar dhe goditur nga Policia e Tiranës, duke çuar pas hekurave të qelisë dy të dyshuarit, teksa në kërkim ëhstë shpallur edhe një noterë që ka ndihmuar një prej të ndaluarve që të falsifikonte dokumentet.

Operacioni është koduar “Apartamentet” dhe u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vë në pranga autorët e 2 rasteve të mashtrimit.

Të arrestuarit janë Marjo Qose dhe Nani Kolovani, kurse në kërkim është shpallur noterja, Majlinda Demollari.

Të arrestuarit janë një 31-vjear që i mori një shtetasi, 75 000 euro, duke e mashtruar se do t’i blinte një apartament në kryeqytet dhe një 48-vjeçar që shiti 2 herë, apartamentin e tij.

Shpallet në kërkim noterja që përpiloi 2 kontrata shitjeje për të njëjtën pronë.

spot_img

Latest articles

Related articles