Dom Vlash Palaj, modeli që frikëson Edi Ramën

spot_img
Advertisements

Prifti Dom Vlash Palaj replikoi me Edi Ramën për shembjet e shkatërrimet në Theth. Dom Vlashi e kompleksoi dhe e frustroi Edi Ramën sepse ai foli për diçka më tepër sesa makineria e ftohtë shtetërore, diçka më tepër sesa dokumentacioni dhe manipulimi mbi letra.

Ai u bë modeli i kundërt i autoritetit të Edi Ramës, modeli i një autoriteti shpirtëror që mëshiron, gjykon, përpiqet të kuptojë hallin, brengën, ankthin, si dhe të vlerësojë mundin dhe mundimin e njeriut. Ai tha se nuk ka vetëm letra që i prodhin vetë qeveria, se nuk ekziston vetëm drejtësia e fadromave por ekziston një e drejtë njerëzore dhe hyjnore përtej burokracive të shtetit. Në të vërtetë kjo është drejtësia me të gjitha ngjyrat e saj. Drejtësia nuk është automatike.

Ska dyshim se Edi Rama e ka ditur se në Theth po ndërtohet, mirëpo i ka lejuar vetë, duke llogaritur interesin elektoral. Jo se Thethi ka shumë votues por Rama nuk ka preferuar që në fushatën elektorale të bëhet lajm sikur po shemb e po rrënon. Interesi elektoral ka dominuar mbi drejtësinë, pasi me drejtësi, nëse je shtet, duhet vepruar menjëherë edhe për të mbrojtur territorin edhe për të mbrojtur paratë e shtetasve duke mos i lejuar të ndërtojnë. Mirëpo Rama nuk e ka ketë botëkuptim të drejtësisë. E këtu konsiston pabesia e tij, ai ka përdorur shpatën e drejtësisë mbi llogari elektorale dhe llogari imazhi.

Prifti Dom Vlash Palaj ia kujtoi publikisht Edi Ramës se është kryeministër hileqar, se ka përdorur shpatën e shtetit për llogaritë e tij. Edi Rama u detyrua t’i përgjigjjej sepse u zu ngushtë prej modelit të atij prifti i cili iu tha shqiptarëve diçka të vërtetë, iu tha se drejtësia ka kuptim vetëm kur përdoret për qëllime të drejta, jo kur përdoret mbi llogari elektorale dhe në përfundim, shkakton dëm financiar dhe emocional.

Dhe vërtet, aksioni i Edi Ramës ka shkaktuar miliona euro dëm financiar në Theth. Kryeministri i cili na para dy vjetësh se do të blejmë satelitë për të kontrolluar territorin, a nuk pati mundësi ta mbikëqyrte qysh ditën e parë ndërtimin në territor? Pra ky kryeministër i ka kapacitetet për ta kontrolluar territorin, për ta ndaluar ndërtimin pa leje qysh në themel. Atëherë pse është e nevojshme ta lejojë ndërtimin, të investohen miliona euro, pastaj të nisë fadromat për të shembur?

Ketë i kujtoi Dom Vlash Palaj, Edi Ramës. I kujtoi se është politikan kaotik, pa shpirt, pa ndjesi njerëzore, pa mëshirë, njeri i cili nuk llogarit dëmin financiar dhe brengën shpirtërore të shqiptarit dhe, si rrjedhojë, shkakton dëm miliona euro, duke kalkuluar fushatën zgjedhore dhe imazhin në fushatë.

Edi Rama ka frikë nëse në jetën publike shqiptare, shfaqen autoritete të cilët predikojnë mëshirë, butësi, respekt për njerëzit, arsye dhe drejtësi të vërtetë. Njerëz të tillë e nxjerrin Ramën demode e xhahil.

Prandaj militantët socialistë komentonin kudo dhe thonin se ska punë prifti të përzihet në politikë. Në realitet prifti nuk u përzie në politikë, ai thjesht i kujtoi se drejtësia nuk është ajo që predikon Edi Rama./ I.V.

Latest articles

Related articles