Ilir Beqaj me temperaturë të lartë, ish ministri ankohet se s’ka ilaçe

spot_img
Advertisements

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është shtruar me urgjencë në spitalin QSUT në Tiranë këtë të shtunë.

Ndërkaq, sipas burimeve pranë Drejtorisë së Burgjeve, të cilave i referohet gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Beqja është paraqitur me temperaturë të lartë dhe një infeksion të rëndë në lëkurë.

Aktualisht gjendja e tij raportohet të jetë ende e paqëndrueshme, ndërsa mjekët vijojnë trajtimin dhe mbikëqyrjen e tij nga afër.

Kujtojmë se Ilir Beqaj u arrestua me urdhër të SPAK, teksa ndodhej me masën detyrim paraqitje për shpërdorim detyre, lidhur me dosjen e sterilizimit, teksa vepra penale iu rikualifukua në vjedhje duke shpërdoruar detyrën, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

spot_img

Latest articles

Related articles