Një vajzë 17-vjeçare është transportuar paraditen e kësaj të hëne në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë, pasi ka mbetur e plagosur në kokë me armë zjarri. Ajo është shoqëruar në spital nga familjarët e saj.
Burimet nga stafi mjekësor bëjnë me dije se e reja ka qenë e koshiente në momentin e mbërritjes në spital, ndërsa po i nënshtrohet procedurave mjekësore përkatëse.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e reja mund të jetë vetëplagosur me armë zjarri.
Gjendja e saj shfaqe e rëndë.



