Në një intervistë të posaçme për dokumentarin mbi bektashizmin, Kryeministri Edi Rama konfirmoi se mikroshteti bektashi që ai shpalli në Kombet e Bashkuara do të ngrihet në territorin ku ndodhet aktualisht Kryegjyshata Botërore Bektashiane, në Tiranë. Këto deklarata vijnë pas kërkesës zyrtare të Turqisë të mos angazhohet në këtë nismë që do të trazonte bektashinj në Turqi.
“Është vetëm një sipërfaqe e vogël toke, pak hektarë, që ata tashmë e zotërojnë dhe ku kanë qendrën e tyre. Por për Shqipërinë është një pjesë shumë e çmuar e trashëgimisë kombëtare, ndërsa për komunitetin është një garanci që ai do të vazhdojë të ekzistojë pa u zhdukur,” – u shpreh Rama.
Ky mikroshtet, me një status simbolik dhe shpirtëror, do të jetë vendosur brenda zonës ku sot ndodhet Kryegjyshata, në periferi të Parkut të Madh të Tiranës – një vend që prej dekadash është epiqendra e bektashinjve në botë.



