agjentët e SPAK iu ‘vëzhgojnë” në TikTok: Ndjek stilin e jetës së të dyshuarve dhe miqve të tyre

spot_img
Advertisements


SPAK po vëzhgon online stilin e jetesës së të dyshuarve që ka nën hetim, por edhe të rrethit më të ngushtë të tyre.

Ky “Big Brother” po aplikohet sipas këtij udhëzimi që TCH e disponon, ku hetuesit financiarë orientohen dhe si ti zbulojnë pasuritë e pajustifikuara të personave nën hetim për krim të organizuar dhe korrupsion.

Dhe si një nga metodat e gjurmimit të pasurive janë jo vetëm data bazat shtetërore, por edhe burimet e hapura.

Konkretisht këqyrja e vëzhgimi i llogarive sociale, postimet në blogje, komentet në formime, galeritë e fotografive në internet, videot e postuara në YouTube.

Këto burime, përmendet në udhëzimin që TCH e disponon, përdoren veçanërisht për të përcaktuar rrethin e miqve dhe interesave që është subjekt i analizës, stilin e jetesës së tij, vendet e argëtimit dhe rekreacionit, pasuritë e luajtshme e të paluajtshme dhe automjetet që përdoren në të vërtetë.

Zyrtarisht pranohet se vetëm vitin e kaluar SPAK sekuestroi 65 milionë eurove asete e llogari të krimit nga të cilat 36.7 milionë euro i kanë kaluar nën pronësi shtetit me vendime që është vulosur konfiskimi i tyre.

Çështjet e sekuestrove preventive shqyrtohen në Gjykatën e Posaçme në Tiranë me dyer të mbyllura.

Zyrtarisht në udhëzim pranohet se njëherazi me hetimin penal ndaj shtetasve, kryhet paralelisht edhe hetim financiar ose pasuror.

Që do të thotë se kushdo që përfshihet nën hetimet e SPAK i nënshtrohet profilit financiar, i cili ndërtohet nga prokurori duke analizuar pasuritë e tij dhe stili i jetesës.

Por avokatët pretendojnë se ligji anti-mafia që finalizohet me kërkesat për sekuestro preventive, i ka futur në vështirësi familjarët e personave nën hetim të cilët kanë barrën e provës.

SPAK thotë se krimi vazhdon ti investojë paratë e pista në apartamente, ndërtim, ullishta, njësi tregtare, automjete luksoze, ora të shtrenjta, flori, por edhe kriptovalutë./

Latest articles

Related articles