Trump: Një mik në Serbi më tha se do të futeshin në luftë me Kosovën

spot_img
Advertisements

Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh se administrata e tij në pak muaj arriti të bëjë paqe mes disa popujve, duke përmendur në këtë mes edhe Kosovën e Serbinë. Trump tha se një mik nga Serbia i ka thënë se do të futeshin përsëri në luftë me Kosovën.

“Serbia, e dini, ishte gati të futej në luftë me një grup. Nuk do ta përmend, sepse nuk ndodhi – arritëm ta ndalojmë. Por kam një mik në Serbi, dhe ai më tha: “Do të futemi përsëri në luftë”.

Dhe nuk dua të përmend që është Kosova, por është Kosova. Ata do të nisnin një luftë të madhe, por ne e ndaluam. E ndaluam për shkak të tregtisë. Ata duan të tregtojnë me Shtetet e Bashkuara. Unë u thashë: ne nuk bëjmë tregti me njerëz që hyjnë në luftë.

Kemi bërë shumë punë. Nuk e di nëse ka ndonjë president që ka punuar më shumë se unë. Serbia, Kosova, do të shkonin drejt saj, do të ishte një luftë e madhe. Unë thash që nëse ndodh kjo, ju nuk do të bëni tregti me SHBA-në. Dhe ata thanë që, shiko, ndoshta nuk do të shkojmë drejt asaj. Kjo ndodhi edhe me Indinë dhe Pakistanin”, ka thënë ai.

Latest articles

Related articles