Në fillim të vitit që vjen pritet të mbyllet kontrata koncesionare e sterilizimit me PPP si rrjedhoje e përfundimit të afatit.Nga rreth 100 milionë euro që ishte programuar financimi i sterilizimit të sallave kirurgjikale për 10 vite, kosto reale e koncesionit arrti për 2017-2026 mbi 15.3 miliardë lekë ose 53 për qind më shumë se parashikimet në kontratën mes koncesionarit “Sani Service” dhe qeverisë shqiptare.Burimet nga Ministria e Shëndetësie bënë me dije se, shërbimi do të kalojë shtetit vitin që vjen, por vendimi përfundimtar do të varet nga qeveria e re e shtatorit.
Por pas këtij lajmi ka reaguar Dr. Ilir Alimehmeti:
👎 PPP e sterilizimit do të mbyllet thonë, por:
👉 Vetëm pasi u abuzuan 153 milionë euro!
👉 Vetëm pasi mbaroi deri në fund afati i koncesionit 10-vjeçar!
👉 Vetëm pasi u zbulua se kontrata origjinale mungonte nga arkiva e Ministrisë së Shëndetësisë!
👉 Vetëm pasi hetimi zbuloi se studimi i fizibilitetit ishte kryer me të dhëna të rreme!
👉 Vetëm pasi u arrestuan vetëm 8 zyrtarëve të lartë!
👉 Vetëm pasi u dhanë urdhëra të uleshin numrat e njerëzve që duheshin operuar!
👉 Vetëm pasi të bëhet qeveria e re që të mos përfitojnë vetëm këta të të vjetrës!
🤣 Por, “Burimet nga Ministria e Shëndetësie bënë me dije se, shërbimi do të kalojë shtetit vitin që vjen, por vendimi përfundimtar do të varet nga qeveria e re e shtatorit. Grupi i monitorimit të kontratës është në fazë pune dhe po përpilohet një raport final, i cili më pas do të shërbejë për vendimmarrjen finale.”
🤣 Akoma nuk e ka kuptuar Ministria e Shëndetësisë abuzimin dhe po pret raportin! 🤣
🙏 Gjithsesi, urojmë të mos shpiket ndonjë skemë edhe më abuzuese se kjo!
🇦🇱 Rroftë mandati i katërt shqipe!



