I vodhën para një taksisti dhe një punonjësi karburanti, pranga vajzës

spot_img
Advertisements

Një 23-vjeçare është arrestuar në Kurbin në kuadër të operacionit të koduar “Couple” për zbardhjen e vjedhjeve.

Bëhet e ditur se Flogerta Koçi, së bashku me 29-vjeçarin Emiljan Nikolli kanë kryer dy vjedhje.Sipas policisë më datë 30 maj kanë vjedhur një shumë parash një drejtues taksie në fshatin Fushë Mamurras, dhe e kanë kanosur me armë.Ndërsa më datë 10 maj, dyshohet se 29-vjeçari ka hyrë i maskuar në ambientet e një karburanti në fshatin Fushë Gjormë, ka kanosur punonjësin dhe me 23-vjeçaren i kanë vjedhur xhiron ditore.Gjithashtu në kërkim është shpallur 29-vjeçari, i cili rezulton me precedentë të theksuar në vjedhje. Ndërkohë që materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë e Lezhës për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja”, të kryera në bashkëpunim.

Latest articles

Related articles