Pesë punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe drejtuesi i kësaj njësie në Bashkinë e Himarës janë shkarkuar mëngjesin e së hënës me vendim të kryetarit të bashkisë, Vangjel Tavo.
Arsyet e këtij vendimi nuk janë bërë ende publike, por burimet brenda institucionit bëjnë me dije se njësi ka kryer abuzime me detyrën, duke vepruar në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret për mbrojtjen e territorit nga ndërtime të paligjshme