Gazetarja Ola Bruko dhe artisti Endri Prifti ishin pjesë e intervistës së radhës në Temp në A2 CNN ku folën për dashurinë e tyre, artin, projektet dhe të ardhmen.
Mes të qeshurave dhe rrëfimeve, moderatorja Bruko ndau për gazetaren Suela Demirin dhe momentin kur lindi dashuria për këngëtarin korçar.
Ajo rrëfen se është paragjykuar për këtë lidhje me Endrin teksa askush nuk e ka ditur se si është e vërteta.
“Ne njiheshim nga larg dhe kur nisëm të bashkëpunonim nisëm të njiheshim dhe më shumë. Ne u lidhëm nga fundi. Ai program do të rikthehet sepse publiku e do shumë. E njoha Endrin si askush nuk e njeh. Endri ishte një njeri solar, me halle, por i qeshur. Asnjëherë nuk ka folur për to. E kanë paragjykuar për stilin e jetesës dhe askush nuk e ka njohur shpirtin e tij. Si zemra e tij nuk ka në dynja. Endri është i vërtetë. Edhe kur bën një gabim, ai e thotë pa iu dridhur qerpiku.
Nuk ka një të dytë artist si Endri. Jemi gjykuar në fillimet tona. Shqiptarët flasin për ty pa e ditur kush je. Mua më gjykuan që po le burrin dhe kalajmat për Endrin. Unë kisha një histori që mbaroi. Kur jam lidhur me Endrin nuk kam qenë në asnjë raport tjetër. E vlerësoj besnikërinë dhe dashurinë në një raport”, tha Bruko në A2 CNN.