Kapni naj ristelë e gur mos rrini kot

spot_img
Advertisements

nga Indrit Vokshi

Kur kam qenë nja 12 vjeç, ndodhte që m’rrifte ndonjë 16 a 17 vjeçar

Se në atë moshë 16-17 vjeçi e rreh kollaj 12-13 vjeçin. Ça bëja? O i thyeja xhamat e shpisë, o e kapja pa mendje i bija me naj dru a ristelë kaptines e ikja vrap, o i gjuaja gur nga larg (kam pas shumë shenjë me gur). Një gjë do ia bëja, patjetër. E nuk më prekte më njeri, se thonin ky ta bën një gjë. Mbaj mend ka qenë një çun brez më i madh, si flokëkuq, iu thoshte shokëve të vet aman lejeni mos e shani se ky ta bën një gjë, o të bjen e ikën vrap, o të bën rrobat pis, i ta fut gur nga larg. E smë luanin. Kam qenë revolucionar i lindur dmth, kur ske takat, përdor mjetet e t’dobëtit.

Tani këta i ka rraf Edi Rama i ka zdrugu. Na kanë pas ça atë që nuk thotë Rama, duke na thënë jo ju sorosista, jo të shitur jo të blerë, jo nuk mbroni dot votën se sjeni trima. Tani thonë na ka rraf Rama, na ka masakru, na ka zgërdhi, mirëpo po rrinë urtë, spo e thyjn i xham, spo bëjnë kryengritje e gjëra të tilla. Kur qe puna për vulën e selinë e PD, tu mblodhën, me leva, me shina treni, me shkallë metalike, me gjysma tullash, me thika si n’GTA, hajde tu biem se nuk pranojnë votën e lirë të demokratëve. Kam qenë në taracë me 18 dhjetor 2021, e na ka akuzuar live lideri i votës së lirë “Ja, shikojini trupat komando t’Edi Rams që kanë marrë peng selinë e PD”. Shumë mirë, se nga dy metra ne, bindeshin fukarenjt për mend se ne ishim trupa komando të forcave speciale të Edvinit.

Tani që Rama nuk pranon vullnetin e popullit, nuk pranon votën e lirë të popullit, ça kanë trimat? Pse po rrinë urtë? Pse nuk guxojnë t’i shkojnë t’i thonë liro kryeministrinë? Se ne të tjerët se bëmin se ishim frikacakë, të shitur, sorosianë e dërr dërr dërr, po këta, kreshnikët, pishtarët e demokracisë, pse po rrinë urtë si frikacakë? Të paktën një gjysë tulle, një ristelë, a ça tiu kapë dora.. se iu ka rraf pra Edvini!

Kjo është një leckosje epike që iu ka ndodhur atij reparti. Rrinë urtë përballë diktaturës së Zeqinesë e skanë guxim me gjujt i gjysë tulle. Ndërkohë kanë sha e mallku gjysën e demokratëve si tradhëtarë e frikacakë. Zoti është i drejtë; të padrejtin e zullumqarin e poshtëron e bën leckë deri në pikën që tallen mileti keq me të.

Nuk merrem më me asgjë por smë rrihej pa ua shkruar ketë kur i shoh që shkojnë shkruajë rezoluta pa pikë vlere dhe i rrejnë fukarenjt nga televizori, i marrin zvarrë me propagandë. Më kanë thënë nja katër vetë deri tani se zgjedhjet do përsëriten se nuk do i njohë bota. E te zgjedhjet e përsëritura do fitojmë shumë thellë.

Çfarë dhune mendore mbi opozitarët, dhunë prej atyre që i konsiderojnë si udhëheqës të vetët. A skeni asnjë fjalë për regjimin e narkoshtetin? Jo skemi, ua kemi lënë atyre që janë votuar e paguar për atë punë, se për ironi ose jo, gati të gjithë ata që në 2020 votuan ndryshimet kushtetuese të Ramës o u kandiduan o ishin aleatë të koalicionit madhështor.

Kështu që më mirë po rrimë të shitur vete te Rama, sesa budallenj te Berisha e që na shet pastaj Berisha te Rama. Kapni naj ristelë e gur mos rrini kot.

Latest articles

Related articles