Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD: Bashkuan votat

spot_img
Advertisements

Bamir Topi thotë se opozita dhe përfaqësuesit e saj janë të lumtur për shifrat që prodhoi procesi elektoral i 19 ditëve më parë.

Ish-kreu i shtetit e vlerësoi si hipokrizi të konfirmuar qëndrimin e kryetarit të PD, Sali Berisha pas zgjedhjeve, pasi siç shtoi Topi, lidershipi demokrat e dinte epilogun e 11 majit.

Këshilla e Topit për PD-në dhe demokratët ishte të mbyllin përfundimisht raportin shpirtëror politik me Sali Berishën.

“Ka një hipokrizi tanimë të konfirmuar të Sali Berishës për atë çka ai demonstron në ditët pas zgjedhjeve. Jo në sensin personal, por ka një shfaqje hipokrizie. Njeriu që e dinte dhe e perceptonte rezultatin në mënyrë shumë realiste, është ai. Këtu mbaron besimi që çdo njeri, demokrat, njeri i lirë në zgjedhjet e tij, pjesa gri, për më tepër intelektualët, po të kenë pak sens analize, duhet të mbyllin në mënyrë definitive raportin shpirtëror politik me Sali Berishën. Nuk është çështje e një marrëdhënie personale, ato janë lënë pas, por flas këtu për interesin publik, interesi publik nuk është vetëm ditën që hedh votën, por interesi publik është mbrapa, a përfaqësohesh politikisht apo jo, a realizohen premtimet apo jo, a të kthehet besimi tek institucionet apo jo, a është ky shtet i partive apo i individit… Ndërkohë që duhet të ishte, partitë politike në Parlament ndërtojnë shtetin e të gjithëve. Fakti që shoqëria shqiptare ndahet, edhe në ata që ndahen pjesë në zgjedhje gati-gati ekuivalente, tregon 2 gjëra, e para ky sistem nuk funksionon dhe nga ana tjetër tregon që ky shtet nuk është më i qytetarëve por është shteti i interesave politike dhe të njerëzve të lidhur me politikën”, thotë Topi në një intervistë për News 24.

Bamir Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD

“Pazari vazhdon”! Kështu shprehet ish-Presidenti Bamir Topi teksa analizon zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke ngritur dyshime për një pakt të heshtur mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Ai solli në vëmendje bashkimin e votave të përfaqësuesve të PS dhe PD në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ku u rrëzuan kërkesat e 4 kandidatëve të PD për rinumërimin e votave nominale. Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja, Mimoza Hajdarmataj dhe Lisandër Hoxha pretenduan për parregullsi dhe vota të devijuara tek kandidatët e tjerë. Vendimin e KAS, ish-kreu i shtetit Bamir Topi e quan si vijim të pazarit mes Ramës dhe Berishës.

A ishte inspirues programi i PD, për të thithur elektorat dhe për të marrë votë?

Bamir Topi: Dëshiroj ta shpjegoj, por kam frikë se nuk do të kuptohem. Disa e kuptojnë. Këtu është çështja e një dominanti. Kush është dominanti? Pra, cili është dominanti, programi, jeta politike e një partie, apo dominanti se çfarë këta të dy kanë gatuar? Zgjidh ti emrin e një personaliteti me famë botërore, sille në Shqipëri të futet në zgjedhje me këtë kod elektoral, të jesh i sigurt që do të largohet i turpëruar. Pra, jo këta të dy, Edi Rama dhe Sali Berisha janë koshientë për çfarë kanë bërë. E pe çfarë ndodhi dje për ta bërë më konkrete historinë, disa zëra që vijnë nga PD që kërkojnë të rilexohet rezultati, praktikisht u rrëzuan me vota të përbashkuara të PS dhe PD në KAS. Pra, pazari vazhdon. Në rast se do të ishte titulli i një editoriali për të dhënë fizionominë e zgjedhjeve do të ishte: “Pazari vazhdon”! Dhe kur pazari vazhdon dhe dikush është në mandatin e 4-ët dhe dikush në disfatën e radhës, unë them që ky i dyti që është në disfatë e mirëpret sepse ka marrë monopolin e opozitës. Ju mendoni se është i dëshpëruar? Prandaj them unë që ka hipokrizi.

Konferenca për shtyp çdo ditë, rreth mesditë, për zotin Berisha dhe nxjerrë të denoncimeve me zë dhe figurë se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj fushate dhe procesit zgjedhor. Si i lexoni këto denoncime zoti Topi?

Bamir Topi: Hipokrizi. I gjithë lajtmotivi i kësaj bisede kur flasim për opozitën, është hipokrizi e liderit të PD. Nëse do të ishte i vërtetë do të ishte inkurajuar dje në KAS që t’i jepte zë deputetëve që ankohen për vjedhje votash. Fenomeni i vjedhjes nuk vjen vetëm nga partia tjetër, por edhe brenda për brenda. Hipokrizia duhet të përfundojë. Këto zëra publikë që dalin i japin mundësi që njerëzit të vijnë në vete, të vijnë në terezi. Por nuk shkon në çdo lloj analize që të bësh, në 35 vjet vazhdimisht duke u ankuar pas çdo zgjedhje dhe para zgjedhjeve thotë që ne do të garantojmë votën. Kë të besojmë? Është ndonjë aktivitet promocional ky, tregtar që i bën reklamë një malli dhe pastaj ikën dhe zhduken? Jo, nuk shkon më kjo histori.

Latest articles

Related articles