Rusia bleu passworde të vjedhura në SHBA dhe Europë nga grupet e Hackerave

spot_img
Advertisements

Microsoft publikoi të martën dokumentacionin teknik mbi një mekanizëm të ri spiunazhi të lidhur me Rusinë që e quan “Void Blizzard”, duke paralajmëruar se po blejnë në heshtje Username e Passworde, dhe janë duke plaçkitur e-maile, skedarë dhe madje edhe biseda të Teams nga kontraktorë të qeverisë dhe mbrojtjes në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut.

Në një raport të ri të botuar së bashku me agjencitë holandeze të inteligjencës, ekipi i gjuetisë së kërcënimeve të agjencisë Redmond tha se ekipi i hakerëve të Kremlinit po mbështetet shumë në operacione me kosto të ulët të ekonomisë së krimit kibernetik: blerja e emrave të përdoruesve dhe fjalëkalimeve të vjedhura nga tregjet e hackerave për t’u përdorur në sulmet kibernetike.

spot_img

Latest articles

Related articles