Dosja Fasada! Kush kandidat për Bashkinë Tiranë do këtë kurajo ta çojë në SPAK?

spot_img
Advertisements

Nuk eshte vetem fasada e pallatit tek 5 Maji e cila mori flake keshtu nga hiçi. Ndoshta ca kartona, ndoshta ca kartona, ndoshte nje shkendije elektrike.
Jane dhjetera pallate ne Tirane qe jane ndertuar nga i njejti ndertues, e nga ndertues te tjere, qe logjika te con qe te jene ndertuar me te njejtat parametra.
Jane pallate ku kane apartamente dhe dyqane kryepolice, prokurore dhe gjykates, sic eshte dhe pallati tek 5 Maji.
Nuk dihet si i kane marre ne dorezim apartamentet keto zyrtare. Ajo qe mund te deduktohet eshte se do jete e veshtire qe ata te hetojne me vullnetin e tyre te lire ndertuesit e shtepive te tyre.
Por rreziku eshte aty. Sot ndodhi tek 5 Maji, neser mund te ndodhe ne nje pallat tjeter.
Atehere lind patjeter nevoja e hetimit dhe vendosja ne sekuestro e ketyre objekteve dhe nisja e nje procesi demshperblimi paraprak per te gjithe riparimet dhe modifikimet e nevojshme per fasadat.
Prandaj dhe sot me shume se kurre, kush mendon te kandidoje per Bashkine Tirane duhet te coje sa me shpejt Dosjen Fasada ne SPAK.
Sepse Zoti na ruajte, zjarre te ngjashme mund te ndodhin nen mandatin e tyre dhe do jene ata pergjegjes.

spot_img

Latest articles

Related articles