Një zjarr i madh ka përfshirë mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:45, ish-parkun e mjeteve në Lushnjë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Katër autobusë janë përfshirë nga flakët, ku tre prej tyre janë shkrumbuar plotësisht, ndërsa një tjetër është dëmtuar pjesërisht falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve.
Shoferët e mjeteve të tjera arritën t’i largojnë ato në kohë për të shmangur përhapjen e zjarrit.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbuluar shkaqet e zjarrit, i cili ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.