Ulja e temperaturave dhe reshjet e borës në male gjatë majit, kanë sjellë dëme të mëdha tek prodhimi i qershive. Zonat e Kosmaçit, Shelqetit dhe Stajkës në Vaun e Dejës, që njihen si furnizueset kryesore të tregut në veri, janë dëmtuar nga moti i pazakontë.
Kjo është Verenila Kolndrekaj nga fshati Stajkë i Bashkisë Vau Dejës. Ajo tregon se prej 16 vitesh merret me kultivimin e qershive. Ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës në male gjatë majit kanë sjellë dëme të mëdha tek prodhimi.
“Këtë vit nuk ka prodhim të plot për shkak të temperaturave të ulëta dhe në 3 dynym qershi nuk ka prodhim”, u shpreh Verenila Kalndrekaj.
Vitet e shkuara në 3 dynym tokë ka prodhuar 20 deri në 30 kuintal qershi. E këtë vit prodhimi ka qenë i papërfillshëm, krahas kësaj ka munguar edhe tregu i shitjes.
“Prodhimi është i dobët dhe treg nuk ka”, tha ajo.
Krahas pemëtarisë për fermerët dëme ka pasur edhe në vreshtari. Zonat e Kosmacit, Shelqetit dhe Stajkës në Vau Dejës njihen për prodhimin e qershive duke qenë furnizuese kryesore të tregut në veri.