“Dosja 5D” – Avokatët e të pandehurve “përplasen” në sallë

spot_img


Avokati i të pandehurit, Redi Molla, Denion Bogdani, pasi ka depozituar një kërkesë për gjykim të shkurtuar, kërkon të mos nisë shqyrtimi gjyqësor nëse më parë nuk jepet një vendim për gjykimin me 1/3.

Njëlloj edhe avokati Ermir Beta e Ardian Leka, kërkojnë shtyrjen e seancës, për po të njëjtin motivacion.

Megjithatë, njëra nga avokatet, Evi Sheri, që përfaqëson Taulant Tushën, në ndryshim nga kolegët e saj, kërkon që seanca të mos shtyhet, ç’ka shkaktoi debat mes tyre.

“Kjo kërkesë nuk ka pse të shërbejë si arsye për t’u shtyrë”, tha Prokurori Klodian Braho.

Megjithatë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e rrëzoi kërkesën e mbrojtësve ligjorë për ndarjen e çështjes, duke vendosur që procesi të vijojë i unifikuar për të gjithë të pandehurit.

Latest articles

Related articles